Ankica Trpkovska, pronare e kompanisë “Ango” që duhej të ndërtojë garazhin e kontestueshëm me kate te Kuvendi, është zgjedhur për anëtare e Komisionit të Agjencisë për komunikime elektronike (AKE). Për zgjedhjen e saj në këtë komision që funksionon praktikisht si Bord Drejtues votuan 61 deputet nga shumica parlamentare në Parlament. Sipas LSDM-së zgjidhja e Trpkovskës paraqet partizim të ashpër të AKE-së .Reaguan nga VMRO-DPMNE-ja se LSDM-ja nuk ka bërë asgjë për qytetarët dhe shtetin, prioriteti i vetëm ishte partizimi i institucioneve shtetërore.
“Trpkovska ende udhëhiqet si pronare e kompanisë që duhej ta ndërtojë garazhin e kontestueshëm me kate, ndërsa është zgjedhur në periudhë kur po përgatitet Ligji me të cilin duhet të marrë dëmshpërblim edhe kompania e saj. Avokat i kompanisë së saj ishte Pançe Toshkovski. A është ky konflikt interesi vetë më vete? A është njëra prej arsyeve për zgjedhjen e Tpkovskës marrëdhënia e afërta e familjes së saj të ngushtë me Pançe Toshkovskin? Nuk ka asgjë të pavarur”, tha Bogdanka Kuzeska – zëdhënse e LSDM-së.
