Ndërkohë LSDM-ja ka akuzuar pushtetin se në vend të përgjigjeve për një sërë skandalesh merret me opozitën. Zëdhënësja Bogdanka Kuzeska theksoi se VMRO-DPMNE-ja po bën fushatë kundër kreu të LSDM-së Venko Filipçe përmes formave të ndryshme. Por siç thekson tentimi për defokusim nuk do të kalojë.
“Të gjithë së bashku kundër bastionit të vetëm të lirisë- LSDM-së. Të gjithë bashkë kundër Filipçes, i cili çdo ditë lufton kundër kësaj bande, në terren, me qytetarët, me popullin i cili mezi e lidh muajin me muajin. Ka marrë fund defokusimi, kanë marrë fund gënjeshtrat, fushatat e errëta. Po vjen koha e drejtësisë dhe të vërtetës. Të gjithë do të përgjigjen”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM./Alsat.mk.
The post LSDM akuzon pushtetin për defokusim: VMRO-DPMNE po zhvillon fushatë kundër Venko Filipçes appeared first on Alsat.
