Gazetar: Zekirija Haxhiu
Opozitarja LSDM akuzon Qeverinë se nuk ka ndërmarrë asgjë për të zbutur sado pak goditjen mbi xhepin e qytetarëve dhe të parandalojë shtrenjtimin e produkteve. Pasojat e kësaj siç thonë nga LSDM, i ndjejnë veçanërisht bujqit të cilët protestojnë për shkak çmimeve të ulëta blerëse.
“Mbi 100 denar për litër dizel do të thotë goditje e re mbi çdo familje maqedonase. Derivatet më të shtrenjta do të thonë transport më të shtrenjtë, prodhim më të shtrenjtë e në fund ushqim më të shtrenjtë. Në kushte kur shporta konsumatore ka arritur thuajse 70 mijë denarë, e pagat stagnojnë, çdo denar i ri në bukë, qumësht, pemë e perime është goditje e drejt për drejtë mbi sofrën familjare. Gjysma e buxhetit familjar të qytetarëve të Maqedonisë shkon për ushqim dhe pije”, akuzoi Jovanka Trençevska nga LSDM.
Të gjitha këto pohime të opozitës, për kryeministrin Mickoski janë thjeshtë trillime dhe shpifje. Madje siç theksoi Mickoski, ndonjëherë meritojnë edhe të paditen për shpifje.
“Nëse hyni në diskutim me njerëz të cilët atë që e flasin po e shpikin dhe thonë gënjeshtra, nuk ofrojnë absolutisht asgjë dhe e treta janë kukulla në teatrin e atyre të cilët e shkatërruan dhe e vodhën Maqedoninë. Shtatë vjet Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, nuk lanë asnjë institucion në baza të forta. Gjithçka shkatërruan. Tani qëllimi i vetëm i këtij llumi i opozitës dhe e vetmja gjë që dinë të bëjnë është në baza ditore të shpikin gënjeshtra dhe spine. Ne si Qeveri themi se nuk duhet t’i padisim por ndonjëherë tejkalojnë kufijtë e sjelljes së pahijshme”, u përgjigj Mickoski.
Kryeministri Mickoski përmendi dhe data qendrat të cilat po planifikohen të ndërtohen në zona të ndryshme të shtetit, e të cilat i llogaritë si mundësi e mirë për zhvillim të shtetit. Madje i quan si “naftë e re”. Megjithatë në komunën e Pehçevës, këshilltarët komunal e kësaj komune votuan kundër ndërtimit të një qendre të tillë në Qytet./Alsat.mk.
The post LSDM akuzon Qeverinë për krizën ekonomike, Mickoski paralajmëron padi për shpifje appeared first on Alsat.
