Nga LSDM thonë se masa për ngrirjen e marzhave nuk i dha rezultatet e pritura. Shporta sindikale është ulur për 57 denarë, shumë simbolike, ndërsa çmimet në markete për shumicën e produkteve janë ulur shumë pak ose mbetën të njëjta, vlerësojnë nga partia opozitare.
“Masa nuk ishte përgatitur mirë, ndërsa qeveria u lejoi tregtarëve që së pari t’i rrisin çmimet, para sjelljes së masës. Shpenzimet reale që i kanë qytetarët për shkak të politikave të dobëta të qeverisë dhe çmimet jo reale janë ngarkesë për familjet dhe prindërit çdo ditë. Paga mesatare në vend që të rritet, e njëjta u ul për 1000 denarë, ndërsa një familjeje me katër anëtarë i duhen të paktën 61.249 denarë për nevojat bazë. Qytetarët janë të obliguar të zgjedhin nëse do t’i blejnë produktet bazë ose do t’i paguajnë faturat”, tha Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.

