Kandidati i LSDM-së për Komunën e Qendrës, Goran Gerasimovski duke kërkuar mbështetjen edhe për një mandat tjetër, thotë se do të vazhdojë zbatimin e disa prej projekteve më të rëndësishme të filluara në mandatin e parë.
Një ndër to është kujdesi për kafshët shtëpiake dhe ruajtja e higjienës.
Gerasimovski thotë se janë vendosur shporta të veçanta për mbetjet nga kafshët shtëpiake kurse do të vazhdojë imunizimi i tyre gjatë mandatit të ardhshëm.
“Përskaj të shportave për mbeturina, do të sjellim dhe një risi tjetër, shporta speciale për mbetjet e kafshëve shtëpiake sipas modelit që si prototip e kemi përpunuar në Komunë. Aty do të ketë edhe qese për pronarët me të cilat mundësohet një zgjidhje e thjeshtë, urbane dhe e përgjegjshme për rrugë dhe parqe të pastra. Në fazën e parë do të vendosen 200 shporta të këtilla në të gjitha lagjet dhe hapësirat e gjelbra që të sigurojmë hapësira publike të dinjitetshme të rregullt, ashtu siç i ka hije qendrës. Në mandatin e ardhshëm shkojmë dhe një hap më tej, fillojmë me vaksinimin dhe vendosjen e mikroçipave për kafshët shtëpiake”, tha Goran Gerasimovski, kandidat për Komunën Qendër./ Alsat.mk
The post LSDM-ja kërkon mbështetje në qendër – Gerasimovski: Kujdes për kafshët appeared first on Alsat.

