Nga LSDM kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Nga kjo parti thonë se sistemi shëndetësor është kapa kolapsit.

“LSDM kërkon dorëheqje urgjente nga ministri Arben Taravari. Nuk ka ilaçe në Onkologji, fëmijët vdesin në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, ka mungesë të kuadrit, sërish ka lista të pritjes, nuk ka shërbime shëndetësore, me një fjalë katastrofë”, tha Dushanka Georgieva Tërpevski nga LSDM.