Këshilltarët e LSDM-së në Komunën e Kisella Vodës kanë kërkuar thirrjen e menjëhershme të një seance të jashtëzakonshme të Këshillit komunal pas tragjedisë në kantierin ndërtimor, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe hetim të plotë. Ata kërkojnë masa urgjente për sigurinë e qytetarëve, përfshirë vlerësim të rrezikut, evakuim të mundshëm të zonave të rrezikuara dhe publikimin e të gjitha dokumenteve dhe lejeve të ndërtimit.

“Në atë seancë kërkojmë të merren vendime konkrete:

– Formimi i një komisioni të pavarur profesional që do të kryejë një kontroll të plotë të të gjitha lejeve të ndërtimit të lëshuara në territorin e komunës;

– Vendosje urgjente e moratoriumit për të gjitha aktivitetet ndërtimore derisa të përcaktohet se ato janë të sigurta dhe në përputhje me ligjet;

– Sigurimi i transparencës së plotë përmes publikimit të të gjitha dokumenteve, lejeve dhe gjetjeve të lidhura me ndërtimet”, tha Daniela Nastova Pishtolova, koordinatore e grupit këshilltar të LSDM-së në këshillin e Kisela Vodë.