LSDM-ja opozitare kërkon tërheqjen e Ligjit të Arsimit të Lartë, të cilin e cilëson si katastrofik. Kreu i LSDM-së Venko Flipçe tha se propozim ligji ka nevojë për ndryshime thelbësore dhe për rishikim serioz. Sipas tij po propozohet një ligj që e shndërron shkencën në luks të rezervuar vetëm për ata që kanë para.

“Mendojmë se propozim ndryshimet e Ligjit për Arsim të lartë janë katastrofike. Në vend që të përmirësojnë cilësinë, vendosin kontroll qeveritar në universitete, në një formë totalitarizmi arsimor. Krijojnë diskriminim tek të rinjtë, shkatërrojnë autonominë e universiteteve dhe hapin dyert për politizim, gjithashtu krijojnë padrejtësi sistematike dhe sociale, me një fjalë punë klasike e VMRO-së e partizimit dhe kontrolli në çdo sektor të shtetit”, tha Filipçe./ Alsat.mk

The post LSDM kërkon tërheqjen e Ligjit të Arsimit të Lartë, duke e cilësuar katastrofik appeared first on Alsat.