Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet një komunikate kanë reaguar për masat e Qeverisë për uljen e çmimeve. Nga LSDM-ja thonë se masat e Qeverisë ishin joefektive dhe të vonuara, transmeton TV21.

“Shembulli më i mirë i kësaj është e ashtuquajtura “shportë e Vitit të Ri”, e cila u prezantua si një masë për uljen e kostove, por përfundoi si një manipulim i thjeshtë mediatik. Në realitet, shporta konsumatore rritet çdo muaj”, thonë nga LSDM-ja.