LSDM-ja thotë se mbështet protestën e punëtorëve. Ata thonë se punëtorët në Maqedoni detyrohen të dalin në protesta sepse nuk ka rritje të pagave. “Çmimi i naftës është rritur, inflacioni është në prag të derës dhe rritja e çmimeve për produktet bazë është e pashmangshme. Vetëm në muajt e fundit, çmimi i shportës bazë sindikale është rritur me 3,500 denarë, punëtorët kanë frigoriferë bosh dhe xhepa bosh”, thonë nga LSDM-ja. Nga atje shtojnë se kjo qeveri nuk i mbron punëtorët, ajo vetëm mbron tenderët e saj, fitimet e saj dhe interesat e saj të biznesit partiak./Alsat.mk.
The post LSDM mbështet protestat: “Punëtorët me frigoriferë dhe xhepa bosh” appeared first on Alsat.
