Trajneri i Juventus feston 67 vjetorin e tij të lindjes dhe kjo është ditëlindja e tij e parë si bardhezi me klubin torinez që i dedikoi urimin e tij.
“Përqafoi me entuziazëm dhe kompetencë projektin, teksa në shumë pak ndeshje ia doli të lërë një gjurmë të qartë te skuadra dhe të lërë shenjën me punën e tij duke ndryshuar qasjen emotive dhe teknike të grupit-lexohet në komunikatën e Zonjës së Vjetër-një udhëheqës i mençur, eklektik dhe i hapur për të folur, të cilit e gjithë familja e Juventusit i dërgon një përqafim të fortë dhe të ngrohtë. Punë të mbarë, mister dhe gëzuar ditëlindjen”.
The post Luciano Spalletti mbush 67 vjeç, vijnë urimet nga Juventus: Udhëheqës i mençur dhe i hapur për të folur appeared first on Alsat.
