Mungesa e kerozinës, anulimi i fluturimeve për shumë vende në Lindjen e Mesme dhe rrezikimi i kapaciteteve energjetike të Bashkimit Evropian shkaku i luftës në Iran, ka ngritur alarmin te kompanitë e fluturimit për shtrenjtimin e biletave mbi 20 për qind. Disa kompani veçse kanë njoftuar rritjen e çmimit të biletave, posaçërisht në fillim të sezonit veror. EUROCOTROL ka njoftuar se rritja e derivatit për avionë fillimisht do t’i prek çmimet e biletave, ndërsa në të do të ndikon edhe më shumë fakti se disa fluturime kufizohen apo duhet shfrytëzuar fluturime me ndërprerje për një destinacion të caktuar. Për pesë javë sa ka filluar lufta në Iran, në Evropë ka mungesë të derivateve për avion deri në 400 mijë barel në bazë ditore, statistikë që përfshinë 30 për qind më pak fluturime se sa para 5 javësh. Rrjeti Evropian i Aviacionit ka njoftuar se nevoja për shtrenjtim vjen si pasojë e kërkesës së madhe për të siguruar rezerva, ofertës së kufizuar dhe rritjes së harxhimeve për aviokompanitë./Alsat.mk.

The post Lufta në Iran rrit alarmin te kompanitë e fluturimit: biletat mund të shtrenjtohen mbi 20% appeared first on Alsat.