Presidenti Donald Tramp sinjalizoi se do ta përshkallëzojë luftën kundër Iran sot, duke thënë “sot Irani do të goditet shumë rëndë” në një postim në Truth Social.
“Nën shqyrtim serioz për shkatërrim të plotë dhe vdekje të sigurt, për shkak të sjelljes së keqe të Iranit, janë zona dhe grupe njerëzish që deri në këtë moment nuk ishin konsideruar si objektiva për t’u goditur”, shkroi Trump.
Trump dukej se iu referua faktit që presidenti i Iranit kishte kërkuar falje në një fjalim të mëhershëm dhe pretendoi se Masoud Pezeshkian ishte “dorëzuar” para fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme dhe “premtoi se nuk do të qëllojë më ndaj tyre”. Ky postim vjen një javë pasi Shtetet e Bashkuara filluan operacionin e tyre ushtarak bashkë me Izraelin kundër regjimit Iranian. /Alsat.mk
The post Lufta në Lindjen e Mesme, Trump paralajmëron sulme të reja appeared first on Alsat.
