Luis Diaz do të jetë lojtari më i ri i Bajern Munihut. Ai do t’i jap fund aventurës së tij trevjeçare e gjysmë te Liverpooli, ku i cili do të filloj kapitullin e tij të ri në Gjermani.

Sipas Florian Pletenberg, marrëveshja është arritur mes të dy klubeve me kampionët gjermanë që do të paguajnë shifrën e 75 milionë eurove për kolumbianin.

Diaz pritet që të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin, me vizitat mjekësore që pritet të zhvillohen gjatë javës së ardhshme. Diaz, numëron 148 paraqitje me Liverpoolin që kur ju bashkua në vitin 2022, si dhe ka shënuar 41 gola dhe 23 asistime, ku arriti të fitojë 2 herë “Karabao Kup”, “Kommuniti Shield”, “FA Cup”, si dhe Premierligën./IndeksOnline/

The post Luis Diaz niset drejt Gjermanisë, arrihet marrëveshja mes klubeve appeared first on Alsat.