Në Komunën e Likovës, lumi Sllupçankë ka dalë nga shtrati në fshatin Opajë, duke përfshirë një pjesë të fshatit, ndërsa pjesa më e madhe e sipërfaqeve të përmbytura janë toka bujqësore, ka raportuar Qendra për Menaxhim me Kriza, transmeton TV21.
Dalje nga shtrati është regjistruar edhe në territorin e fshatit Orizare, ku janë përfshirë sipërfaqe bujqësore. Sipas informacioneve të deritanishme të QMK-së, nuk ka dëme të paraqitura nga banorët apo bujqit, përveç sipërfaqeve të përmbytura bujqësore./TV21
