Deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të premten në përpjekjen e gjashtë, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme.
Haxhiu i mori 57 vota për, katër më pak se minimumi prej 61 votave të nevojshme për t’u emëruar.
Haxhiu nuk u votua për kryetare në katër seanca radhazi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca edhe sot tha se propozim i LVV-së mbetet Albulena Haxhiu.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se përpjekja e shtatë për konstituim do të bëhet më 27 prill.