Akuzat e ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës vazhdojnë se kush rrezikon të ardhmen evropiane dhe kush interesat kombëtare. Për kritikat nga i pari i opozitës Filipçe, se Mickoski po pengon rrugën eurointegruese të vendit, kryeministri thotë se këto janë qëndrime të, siç i quan, politikanëve servilë që i servilohen politikanëve bullgarë.

 “Nuk e di si e kemi bllokuar rrugën evropiane, por këtë retorikë të LSDM-së e njohim, është ind i butë i identitetit maqedonas, janë ato politika të buta. Nuk kam dashur të përfshihem në fushatën elektorale të fqinjit tonë lindor, edhe pse ata do të ishin më të lumtur ta bëja, por shoh se LSDM është angazhuar fuqishëm dhe vepron si një organizatë komunale e ndonjë partie që lufton në zgjedhjet e fqinjit tonë lindor”, tha Mickoski

Nga ana tjetër, Filipçe e pyeti përsëri Mиckoskin se me cilat vendime të qeverive të mëparshme të LSDM-së ishin rrezikuar interesat kombëtare. Megjithatë, ai e akuzoi kryeministrin se pas këtyre akuzave të opozitës qëndrojnë interesa të disa individëve nga qeveria.

 “Edhe unë do t’ju them se cili është shkaku – interesat e biznesit dhe veprim për interesa të shteteve të tjera, që është ekuivalent me tradhti kombëtare. Dhe tani po e them për herë të tretë: gjatë dy javëve të fundit, Hristijan Mickoski kryen tradhti kombëtare ndaj interesave kombëtare maqedonase, sepse vepron për shtete të huaja, për Hungarinë, e cila është vlerësuar publikisht dhe qartë nga Bashkimi Evropian si bashkëpunëtore e Rusisë, ndërsa Rusia nuk ka interes që kjo pjesë e Ballkanit të integrohet në Evropë”, deklaroi Filipçe.

Sa i përket eurointegrimeve, kryeministri Mickoski vazhdimisht thekson se nuk do të lëshojë qëndrim deri sa të sigurohen garancitë për identitetin maqedonas dhe përcaktimi i të drejtave të maqedonasve në Bullgari, dhe se këtë qëndrim do ta përcjellë edhe tek brezat e ardhshëm pas tij.