Presidenti francez, Emmanuel Macron përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me fitoren e Peter Magyar në zgjedhjet në Hungari. Macron thekson se ka zhvilluar një takim me Magyar dhe e pëegëzoi për fitoren e partisë së tij.

Ai shton se Franca e përshëndet fitoren e tij dhe për pjesëmarrjen demokratike. Presidenti francez bëri thirrje që më liderin e ri hungarez të çojnë përpara Evropën me sovrane.

“Sapo zhvillova një takim me Peter Magyar për ta përgëzuar për fitoren e tij në Hungari! Franca përshëndet një fitore të pjesëmarrjes demokratike, të lidhjes së popullit hungarez me vlerat e Bashkimit Evropian dhe për Hungarinë në Evropë. Së bashku, le të çojmë përpara një Evropë më sovrane, për sigurinë e kontinentit tonë, konkurrueshmërinë tonë dhe demokracinë tone”, shkruan Macron.

Teksa numërimi i votave vijon në Hungari, rezultat tregojnë se lideri i opozitës Peter Magyar ka arritur të mposhtë kundërshtarin e tij Viktor Orban. Nga rezultatet e publikuara, partia Tisza e Magyar fiton shumicën prej dy të tretash nga 199 vende në Parlamentin hungarez.

Magyar merr 136 ulëse. Ky rezultat është më shumë se dyfishi i partisë “Fidesz” të kryeministrit Viktor Orban, e cila ka 56 vende. Ekstremistët e ekstremit të djathtë të Mi Hazank fituan shtatë. Ky nuk është ende rezultati përfundimtar.