Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se Rusia nuk ka treguar shenja se do t’i japë fund agresionit.

Macron shtoi se vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj kur bëhet fjalë për kompromise të mundshme në bisedimet e paqes të udhëhequra nga SHBA-të.

Ai tha se evropianët dhe aleatët e Ukrainës duhet të jenë rreth tryezës së negociatave për të siguruar garancitë e sigurisë dhe se duhet të ketë më shumë qartësi mbi gatishmërinë e Rusisë për të ecur përpara pas bisedimeve me Uashingtonin këtë javë.

The post Macron: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj appeared first on Alsat.