Mançester Siti është një nga dy klubet elitare që kanë kontaktuar për Zhill Kunde, i cili ka shkëlqyer si mbrojtës i djathtë me Barcelonën. Bisedimet për një kontratë të re te katalanasit kanë nisur që nga shkurti, dhe si lojtari, ashtu edhe klubi, janë optimistë për arritjen e një marrëveshjeje.

Barcelona e konsideron francezin si një nga më të mirët në botë dhe kërkon të mbyllë marrëveshjen para verës së ardhshme. Por duhet të bëjë llogaritë edhe me merkaton. Veç Sitit, edhe Çellsi e Arsenali janë përmendur shpesh si të interesuara.

“Blutë” ishin pranë firmës me Kunde në vitin 2021 dhe thuhet se ata janë ende në kontakt me agjentin e tij për të testuar terrenin e Premier Ligës. Ndërkohë Arsenali mund të provojë në çdo moment, duke pasur nevojën për një mbrojtës polivalent.

The post Man. Siti, Çellsi dhe Arsenali, kërkojnë mbrojtësin polivalent të Barcelonës appeared first on Alsat.