“Faleminderit shumë që më dhatë besimin dhe mbështetët vizionin tim për të jetuar në një Shkup më të bukur, modern, evropian. Të transformojmë Shkupin në një qytet të pastër, të gjelbër, të bukur, modern, qytet i njerëzve të lumtur”, pati deklaruar Danela Arsovskës.

Katër vjet më vonë, Shkupi nuk është as modern, as i gjelbër, as i bukur. Qytetarët, në vend të lumturisë, përballen me sfida serioze për t’u mbrojtur nga sëmundjet infektive.

Fitorja e Danela Arsovskës ishte parashikim për ndryshime më të mëdha — ndryshime në pushtetin qendror.

Viti i ri për kryetaren e re nënkuptonte edhe kursim.

Kështu qyteti mbeti deri në ditët e fundit pa atmosferë të Vitit të Ri, por me shpresë për një park argëtimi.

Kaluan edhe 82 ditët e para — numri që shënon adresën e Qytetit të Shkupit.

Shkupjanët vazhdojnë të ëndërrojnë. Dëshirojnë, për shembull, të rikthehen në zemër të kulturës së Shkupit. Të kthehen në Sallën Universale, të lindur nga rrënojat e tërmetit katastrofik.

Jo vetëm që nuk ka, por ajo që ishte, u dogj në zjarr. Kryetarja u përplas me arkitektët.

“Muaji i mjaltit” me mbështetësit e saj zgjati më pak se një vit. Përçarja u shndërrua në hendek në vjeshtën e 2022, kur Arsovska publikisht akuzoi drejtuesit e VMRO-DPMNE-së për presione lidhur me tenderin e stacionit pastrues.

Ky ishte fillimi i qeverisjes së saj pa shumicë në Këshill. Gjatë mandatit, drejtorët e ndryshuar nuk llogariten më, dhe ajo ndryshoi edhe pamjen e saj.

Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk ishte destinacion i shpeshtë i saj.

Pasojë direkte e luftës politike ishte kaosi më i madh transportues që Shkupi ka përjetuar. Për shkak të borxheve të papaguara, transportuesit privatë në fund të 2022 bllokuan qytetin për ditë me rradhë. Qytetarët mbetën pa transport, dhe 250 autobusët e premtuar nuk mbërritën kurrë.

Gjatë dy viteve të fundit të mandatit, Arsovska hapi një front të drejtpërdrejtë me disa kryetarë komunash, por beteja më e ashpër ishte me kryetarin e Çairit, Visar Ganiu. Akuza për ndërtime të paligjshme u eskaluan në një teatër pa precedent.

Nga premtimet e mëdha për një Shkup modern, mandati i Danela Arsovskës u shndërrua në një betejë katërvjeçare politike. Konfliktet me Këshillin, Qeverinë dhe kryetarët e tjerë të komunave, hijezuan projektet. Në vend të një menaxheri, Shkupi mori një politikan në konflikt të vazhdueshëm, dhe qytetarët mbetën të bllokuar në një konfrontim institucional, duke pritur edhe zgjidhjet më bazike për qytetin.

Një e ardhme e re që secili mezi e pret.