Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut e ka nisur mbarë ndeshjen e parë të eleminatoreve për Botërorin 2026, transmeton TV21. Në fillim të ndeshjes gjegjësisht në minutën e 7 Aleksandar Trajkovski shënoi golin e parë për verdhekuqtë, përcjell TV21. Po në pjesën e parë të ndeshjes pas sulmeve e kundërsulmeve nga të dyja përfaqësueset, në minutën e 42 Visar Musliu thellon rezultatin për 2 me 0. Në pjesën e dytë të ndeshjes, verdhekuqtë po mbroheshin mirë për të mos pranuar gol. Ndërkaq, në minutën e 84 të pjesës së dytë Bojan Miovski shënon golin e tretë për Maqedoninë e Veriut, duke thelluar akoma më shumë rezultatin.
