Agjencia Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhëna mbi pjesën e kontratave me afat të caktuar në numrin e përgjithshëm të kontratave të punësimit në vendet e Evropës në vitin 2024.
Anketa mbulon të gjithë personat në moshë pune të moshës 20 deri në 64 vjeç në secilin vend dhe përfshin të gjitha punësimet e përkohshme të personave me kontrata me afat të caktuar ose kontrata të tjera me një kohëzgjatje të kufizuar.
Statistikat tregojnë se në vitin 2024, 13.3 përqind e të gjitha kontratave të punësimit në Spanjë ishin me afat të caktuar, 13.5 përqind në Portugali, ndërsa Holanda është lider në Evropë me një shifër të lartë prej 18.9 përqind të kontratave me afat të caktuar.
Në Ballkan, pas Maqedonisë, ku 15.6 përqind e të gjitha kontratave të punësimit janë me afat të caktuar, vjen Serbia me 15.2 përqind dhe Bosnja dhe Hercegovina me 9.6 përqind.
Nga ana tjetër, vendet evropiane me numrin më të ulët të kontratave të tilla janë Letonia me 1.8 përqind, Rumania me 1.5 përqind dhe Lituania – ku vetëm 1.4 përqind e kontratave të punësimit janë me afat të caktuar.
The post Maqedonia e Veriut është lider në të gjithë rajonin – për sa i përket numrit të kontratave të punësimit me afat të caktuar appeared first on Alsat.
