Ministria e Shëndetësisë po ndërmerr hapa për harmonizimin e politikës ndaj drogërave me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ministri Sasho Klekovski bëri të ditur se është formuar grup pune për ndryshimin e Ligjit për Kontrollin e Drogërave Narkotike dhe Substancave Psikotrope, ndërsa po përgatitet edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Evropiane për Drogërat.

Komisioni Evropian ka miratuar gjithashtu kërkesën për mbështetje ekspertësh në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drogërat. Reformat parashohin edhe krijimin e një sistemi të paralajmërimit të hershëm, për identifikimin dhe reagimin në kohë ndaj substancave të reja të rrezikshme. Harmonizimi i listës së substancave psikoaktive me atë të BE-së është planifikuar për vitin e ardhshëm.