Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll siguroi kualifikimin në Kampionatin Botëror 2027, që do të mbahet në Gjermani, pasi mposhti edhe në ndeshjen e kthimit Sllovakinë me rezultat bindës 38-23 në sallën “Boris Trajkovski”, përcjell TV21.

Skuadra e drejtuar nga Kiril Lazarov dominoi gjatë gjithë takimit, ndërsa pas fitores 31-24 në ndeshjen e parë, vulosi me stil plasmanin në Botëror. Më efikasi ishte Filip Kuzmanovski me 11 gola, ndërsa Velkovski shtoi gjashtë.