
Nëse në vitin 2001, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do të kishin vendosur t’i bashkangjiteshin shtetit amë, Shqipërisë, atëherë gjendja e këtij vendi do të ngjante me një Republikë të dytë Serbe në Bosnje:
as shtet i plotë, as krahinë e mirëfilltë, por një realitet i përkohshëm dhe i paqëndrueshëm, gjithmonë i kontestuar dhe i rrezikuar nga tensionet.
Ndërsa, nëse Maqedonia e Veriut ndërton vërtet një shtet demokratik, multietnik dhe me barazi të plotë mes shqiptarëve, maqedonasve, turqve, romëve dhe komuniteteve tjera, atëherë ky vend mund të shndërrohet në një “Zvicër të Ballkanit”, një shtet ku diversiteti shndërrohet në forcë, ku bashkëjetesa është pasuri, dhe ku stabiliteti e zhvillimi shkojnë përpara në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët.
