Ndërkohë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova shfaqën mbështetje për SHBA-në pas sulmeve të kryera në Venezuelë. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski në rrjetet sociale tha se përshëndet arrestimin e Maduros dhe përballjen e tij me drejtësisë. Sipas Mucunskit vend qëndron prapa Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Venezuelës për liri dhe demokraci. Ndërkohë Ministrja e Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një reagim në rrjetin social X, ka deklaruar mbështetjen e Shqipërisë “përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.” Edhe udhëheqësit e Kosovës kanë shprehur mbështetje. Presidentja Vjosa Osmani, shkroi se Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-së dhe presidentit Tramp në mbështetje të veprimeve të tij kundër “regjimit narko-terrorist” të Venezuelës. Kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie. /Alsat.mk

The post Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova shfaqën mbështetje për SHBA-në pas sulmeve të kryera në Venezuelë appeared first on Alsat.