Rasti i parë ishte për vendasit në minutën e 12-të, kur De Brujne godet brenda zonës së rrezikut, por topi devijohet nga mbrojtja e Maqedonisë në rivënie nga këndi.
Në minutën e 20-të, kroson De Bryjne , ndërsa goditja e fortë e Salemakersit përfundon mbi portë.
Në minutën e 23-të regjistruam aksionin e parë të Maqedonisë, kur pas goditjes së lirë, kombinuan Alioski dhe Bardhi, por ky i funditedhe pse gjuan fortë, topi disi devijohet në rivënie nga këndi.
Në minutën e 33-të, De Bryjne ekzekuton goditjen e lirë, Trosard godet me kokë, por topi shkon mbi portën e Dimitrievskit.
Në kohën shtesë të pjesës së parë, regjistruam edhe tentimin e De Bryjnes, që shkoi lartë mbi portë.
Rasti i parë në pjesën e dytë e kishte sërish Belgjika. Goditja e Doku-s u ndal nga portieri Dimitrievski.
Pak më vonë krosimi nga Doku me prekje të vogël nga Trosard kalon skaj portës së Dimitrievskit.
Me kalimin e kohës vetëm se u shtua presioni ndaj portës së Maqedonisë dhe falë fatit sportiv, Maqedoni qrrin të mbajë portën e paprekur. Me këtë rast, Dimitrievski ishte më i shpejtë se Openda, që u inkuadrua në pjesën e dytë.
Pak më vonë, Doku ishte në kundërsulm të shpejtë, por në momentin e fundit intervenon Visar Musliu.
Në minutën e 62-të , Openda u gjet sy me sy me Dimitrievskin, por ky i fundit mjaft mirë mbulon portën dhe topi shkon jashtë zonës së rrezikut.
Në minutën e 80, kroson Doku në zonë, ndërsa Kastanj nuk arrin të dërgojë topin në rrjetën, por e tejkalon atë në tërësi.
Në minutën e 83, Openda godet nga 5 metra, por topi shkon skaj portës. Edhe dy aksione të tjera për vendasit përfundojnë pa epilog. Në fund, Maqedonia në mënyrë heroike arkëton një pikë të madhe kundër Belgjikës dhe hap rrugën për Botërorin e vitit 2026.
The post Maqedonia heroikisht arkëton një pikë të madhe në Gent të Belgjikës appeared first on Alsat.