Rasti i parë ishte për vendasit në minutën e 12-të, kur De Brujne godet brenda zonës së rrezikut, por topi devijohet nga mbrojtja e Maqedonisë në rivënie nga këndi.
Në minutën e 20-të, kroson De Bryjne , ndërsa goditja e fortë e Salemakersit përfundon mbi portë.
Në minutën e 23-të regjistruam aksionin e parë të Maqedonisë, kur pas goditjes së lirë, kombinuan Alioski dhe Bardhi, por ky i funditedhe pse gjuan fortë, topi disi devijohet në rivënie nga këndi.
Në minutën e 33-të, De Bryjne ekzekuton goditjen e lirë, Trosard godet me kokë, por topi shkon mbi portën e Dimitrievskit.
Në kohën shtesë të pjesës së parë, regjistruam edhe tentimin e De Bryjnes, që shkoi lartë mbi portë.
The post Maqedonia mbrohet me të gjitha forcat nga sulmet në valë të Belgjikës appeared first on Alsat.