Moti sot paradite do të jetë me mjegull në disa lugina, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë nga -1 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 18 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të lehtë, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë juglindore.
Temperatura minimale do të zbresë në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër pasdite, gjatë natës dhe të martën priten reshje lokale shiu, vende-vende më të dendura.
Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore, ndërsa temperatura ditore do të bie për disa gradë.
Nga e mërkura pritet sërish mot i qëndrueshëm dhe i thatë.

