Maqedonia do të jetë nikoqire e Festivalit Olimpik Rinor Evropian nga 20 deri më 26 korrik. Në 14 lokacione në Shkup dhe Kumanovë, në këtë garë rinore do të zhvillohen gara në disa sporte, 50 delegacione me mbi 4200 atletë do të garojnë për medalje. Vlladimir Bogojevski, drejtori sportiv i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut e quan ngjarje historike këtë organizim që do të mbahet në vendin tonë. Cvetanka Makarovska Shefe e misionit të delegegacionit të Maqedonisë tha se ceremonia e hapjes do  të udhëhiqet nga kajakisti Kristijan Silev dhe volejbollistja Mateja Popovska si bartës të flamurit.

“Ne po bëjmë histori që do të thotë se diçka e tillë nuk është organizuar në Maqedoni dhe as nuk mund të organizohet diçka në 30 vitet e ardhshme. Pra, nuk është për shkak të vështirësisë së organizimit, por sepse gjëra të tilla nuk përsëriten dhe nuk i jepen një vendi dy herë shumë shpejt. Delegacioni ynë do të akomodohet në konviktin e studentëve, disa do të akomodohen në Kumanovë”, tha Vlladimir Bogojevski, drejtor sportiv i KOMV-së.

“E dyta është që po punohet për të rinj që duhet të mësojnë shumë si të garohet për lojëra evropiane që të mund të jemi të përgatitur për olimpiada të ardhshme”, shtoi Cvetanka Makarovska, shefe e Misionit të Delegacionit të Maqedonisë.