Maqedonia përball Danimarkës, Kosova me Sllovakinë, Shqipëria mysafire e Polonisë

Përfaqësueja e Maqedonisë në futboll mësoi kundërshtarin e saj në gjysmëfinalet e “Play-Off”-eve të Kupës së Botës, ku do të luajë kundër Danimarkës.

Më parë dihej se ndeshjen do ta luajë jashtë fushe, dhe ndeshja është planifikuar për 26 mars, ndërsa finalja është planifikuar pesë ditë më vonë, më 31 mars. Nëse Maqedonia luan në finale, do të përballet me fituesin e ndeshjes midis Republikës Çeke dhe Irlandës së Veriut, për fat të keq shorti vendosi që edhe atë ndeshje Maqedonia ta luajë sërish jashtë fushe.

Përfaqësuesja e Kosovës është për herë të parë në “Play-Off” pas një kampanje të shkëlqyer kualifikuese ku përfunduan në pozitën e dytë të Grupit me 11 pikë, tre më pak se lideri Zvicra.

Në gjysmëfinale, Kosova do të përballet me Sllovakinë në transfertë. E në rast se arrin fitore në gjysmëfinale, “Dardanët” në finale do të luajnë në terrenin vendas me fituesin e duelit Turqi – Rumani.

Ndërkohë kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet në gjysmëfinale me kombëtaren e Polonisë. Përveç kësaj, është mësuar edhe kundërshtari i mundshëm i finales së madhe, ku do të luajnë me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi, por sërish në transfertë.

SHORTI I EUROPËS

Rrugëtimi A

Itali – Irlanda e Veriut / Uells – Bosnjë (Finalja i përket çiftit të parë në shtëpi)

Rrugëtimi B

Ukrainë – Suedi / Polonia – Shqipëri (Finalja i përket çiftit të parë në shtëpi, Shqipëria e humbet mundësinë)

Rrugëtimi C

Turqi – Rumani / Sllovaki – Kosovë (Finalja i përket çiftit të dytë, Kosova ka mundësinë që ta presë nëse kalon Sllovakinë)

Rrugëtimi D

Danimarkë – Maqedoni e Veriut / Çeki – Irlandë (Finalja i përket çiftit të dytë)

The post Maqedonia përball Danimarkës, Kosova me Sllovakinë, Shqipëria mysafire e Polonisë appeared first on Alsat.