Në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, sonte në orën 20:45, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të jetë nikoqire e Kazakistanit.

Ky takim është i parafundit për të dyja përfaqësueset në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Për “kuqeverdhët”, ndeshja ka rëndësi të madhe, sepse me fitore do të ruajnë gjasat për t’u kualifikuar në Botëror.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme. Ky që vijon është më i rëndësishmi, me Kazakistanin. Pajtohem se do të jetë e vështirë. Kazakistani tregoi edhe në ndeshjen e parë me ne , se është ekip cilësor. Ka seleksionues të ri, filozofi e re, të paktën nga ajo lojë që e pamë ndaj Lihtenshtajnit. Do të jetë e vështirë ajo pjese për analizë për përgatitje por mendoj se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo lloj sfide që na pret”, theksoi Bllagoja Milevski – seleksionues.  

Portieri Stole Dimitrievski pret mbështetje të madhe nga tribunat dhe siguron se skuadra mendon vetëm për fitoren.

“Shumë e rëndësishme ndeshja e radhës. Presim që të ketë numër ti madh i tifozëve në stadium që të kemi mjaftueshëm mbështetje që të fitojmë. Qëllimi jonë është të dalim dhe të fitojmë. Asgjë më shumë”, theksoi Stole Dimitrievski – portier.

Në Grupin J, përfaqësuesja e Maqedonisë kryeson me 12 pikë, Belgjika ka 11 dhe një ndeshje më pak, Uellsi është i treti me 10 pikë gjithashtu me një ndeshje më pak, Kazakistani ka gjashtë, ndërsa Lihtenshtajni është pa pikë.