Sot është hedhur shorti për ndeshjet e Kupës Davis në kuadër të Zonës së Dytë Botërore, ku kombëtarja e Maqedonisë do të matë forcat me nikoqirin, Qipron. Sfidat nisin nesër (e shtunë), duke filluar nga ora 10:00 me kohën tonë lokale.
Ndeshja e parë: Amar Huseinoviç do të përballet me tenistin vendas, Melios Efstatiu.
Ndeshja e dytë: Stefan Micov do të luajë kundër Fotos Fotiades.
Të dielën, programi vazhdon po ashtu nga ora 10:00, ku fillimisht do të luhet ndeshja në konkurrencën e dysheve (double).
Për Maqedoninë janë regjistruar dyshja Huseinoviç – Micov, të cilët do të sfidojnë çiftin qipriot Efstatiu – Neos.
Pas ndeshjes në dyshe, janë planifikuar edhe dy duelet e fundit në konkurrencën individuale:
Stefan Micov vs. Melios Efstatiu
Amar Huseinoviç vs. Fotos Fotiades
Të gjitha përballjet do të zhvillohen në dy sete të fituara. Ky ballafaqim është tejet i rëndësishëm për renditjen e Maqedonisë në rrafshin ndërkombëtar të tenisit, duke synuar një rezultat pozitiv në këtë udhëtim të vështirë në Nikozi.
The post Maqedonia sfidon Qipron, përcaktohen çiftet e përballjeve në Nikozi appeared first on Alsat.
