Në kazermën Ilinden me heshtje prej një minute dhe me 59 të shtëna nderi për përkujtimin e viktimave nga tragjedia në Koçan filloi shënimi i 5 vjetorit nga anëtarësimi në NATO. Për herë të parë në Armatën e Maqedonisë u nda “medalja NATO për zgjim” 326 pjesëtarëve të Armatës të cilët morën pjesë në forcat multinacionale të Aleancës.
“Si shtet duhet të investojmë në mbrojtjen dhe sigurinë e Maqedonisë. Do të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen përmes pjesëmarrjes në misionet paqësore të NATO-s dhe KB-së. Do të harmonizohemi me standardet e NATO-s dhe me politikën e përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë të BE-së. Investimi ynë në Aleancë njëkohësisht është investim edhe në Armatën tonë”, tha Gordana Siljanovska Davkova.
“Ushtarët tanë me krenari e mbajnë flamurin e Maqedonisë në përbërjen e forcave të shpërndara në krahun lindor të NATO-s në Rumani, Bullgari dhe Letoni. Pjesëtarët e Armatës në misionin KFOR në Kosovë bashkë me vendet e tjera anëtare të NATO-s kujdesen dhe kontribuojnë për sigurinë rajonale, stabilitetin dhe paqen. Si pjesë e familjes ushtarake krah me krah me aleatët tanë jemi të gatshëm për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve”, shtoi Sashko Lafçiski, epror i shtabit të përgjithshëm të ARM-së.
