Të enjten (12 shkurt) në Bruksel në orën 18.00 do të hidhet shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja e Maqedonisë, për herë të parë, do të luajë në segmentin B, që do të thotë kundër skuadrave shumë më të forta se më parë. Maqedonia është në vazon e katërt së bashku me Suedinë, Kosovën dhe Irlandën e veriut.
Në vazon e parë ajnë Skocia, Hungaria, Polonia dhe Izraeli, ndërsa në të dytin janë kombëtaret e Zvicrës, BeH, Austrisë dhe Ukrainës. Ndërkohë në vazon e tretë janë: Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës, dhe Rumania. Ndeshjet sezonit të ri të Ligës së Kombëve do të nisin më 24-26 shtator dhe përfundojnë më 15-17 nëntor të këtij viti.
The post Maqedonia, të enjten mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve appeared first on Alsat.
