Maqedonia vitin e kaluar ka eksportuar 5.260 tonë akullore me vlerë prej 18,2 milionë eurosh, që përfaqëson një rritje prej 30% krahasuar me vitin paraprak, tregojnë të dhënat më të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikës. Në të njëjtën përqindje janë rritur edhe sasitë e akullores së eksportuar, duke konfirmuar se ky produkt po bëhet gjithnjë e më tërheqës në tregjet e huaja.
Eksporti i akullores ka shënuar rritje të vazhdueshme në dekadën e fundit. Në vitin 2015, vlera e eksportit ishte vetëm 4,5 milionë euro, që do të thotë se për 10 vite, eksporti është katërfishuar.
Veçanërisht e rëndësishme është që Maqedonia e Veriut është eksportues neto i akullores, pra eksporton më shumë sesa importon, një rast i rrallë në shkëmbimin tregtar të vendit. Në vitin 2024, importi i akullores ishte rreth 3.000 tonë, me vlerë prej 11,8 milionë eurosh.
Kështu, efekti neto nga tregtia me akullore arriti vitin e kaluar në 6,4 milionë euro, që përfaqëson një sinjal pozitiv për prodhimin vendor dhe konkurrueshmërinë e akullores maqedonase në tregun rajonal dhe më gjerë.
