Lideri i kombëtares së Shqipërisë, përfundoi sërish në tribunë, ndërsa ekipi i tij mposhti 2 me 1 Al Okhod. Mitaj mund të thuhet tashmë se është peng i trajnerit Serxhio Konseisao. Kjo pasi vetë portugezi është shprehur se mbrojtësi është në planin e tij, por limiti për lojtarët e huaj e pengon të aktivizojë. Në anën tjetër plot tetë lojtarë të tjerë të huaj hidhen në fushë prej tij.

22-vjeçari u kthye sërish pas me vendimin e fundit për ta lënë në tribunë. Javën e kaluar u preferua në fushë nga minuta e parë, për këtë çfarë ndodh tek Al Itihad është disi e çuditshme.

Në total bëhet fjalë për një ndeshje të luajtur nga gjashtë të fundit. Të tjerat ndërkohë i ka parë si tifoz nga shkallët e stadiumit. Ofertat për të nuk kanë munguar dhe kjo situatë për Mitajn është bërë shqetësuese.

The post Mario Mitaj vijon ta ketë të paqartë situatën tek Al Itihad appeared first on Alsat.