Nuk e kanë me rëndësi se pse është festë kombëtare e shqiptarëve, një komuniteti ndryshe nga i veti, por festojnë me këngët shqipe dhe madje thonë dhe fjalët më të mira për shqiptarët.
Kështu së paku dëshmojnë pamjet e TV21, të dërguara nga gazetarja Almedina Ismajli e cila qëndron në Bruksel.
Gjithçka ka nisur nga shtëpia që tashmë ka marrë rolin e shtëpisë muze, Shqip Ville. Aty nuk ndalon muzika, mblidhen bashkë për të festuar festën më të rëndësishme shqiptare, të gjithë miqtë, pavarësisht se cilit komunitet i takojnë.
Vallja që nis nga atje, vazhdon në sheshin afër, ku zgjerohet dhe me kalimtarë të rastit.
Që të gjithë kanë dëgjuar për gjuhën shqipe, madje ka nga ata që edhe kanë pasur shokë e sigurisht kanë një veçori të ndryshme për ta përkufizuar kombin shqiptar.
E kjo është bukuria e Evropës, mishëron në gëzim të gjithë, pavarësisht historisë./TV21
