Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetuese Marrëveshjen Kolektive në kulturë, megjithatë, siç theksoi kryetari i Gjykatës, Darko Kostadinovski, vendimi do të ketë efekt të shtyrë, përkatësisht do të fillojë të zbatohet nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, me qëllim që të hartohet një marrëveshje e re kolektive. Kostadinovski thotë se protesta nuk ka ndikuar tek ata në marrjen e vendimit.
“Shumica e gjykatësve vlerësuan se është e nevojshme të caktojmë një afat të shtyrë për efektin juridik të vendimit tonë, për një arsye të thjeshtë: jemi të vetëdijshëm për pasojat që do të shkaktoheshin nëse do të merrnim vendim të menjëhershëm dhe do ta publikonim menjëherë në Gazetën Zyrtare. Në këtë mënyrë, në thelb, ne lëmë hapësirë prej pothuajse 5 muajsh që palët e prekura, përkatësisht Ministria e Kulturës dhe partnerët në dialogun social, sindikatat, të ulen dhe të punojnë për një marrëveshje të re kolektive, duke marrë parasysh, natyrisht, qëndrimet juridike të përcaktuara në vendimin tonë”, tha Darko Kostadinovski.
