Në Qeveri u nënshkrua marrëveshje kredie ndërmjet Hekurudhave të Maqedonisë – Transport dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në vlerë prej 20,9 milionë euro. Kredia do të shfrytëzohet për blerjen e lokomotivave elektrike me pjesë rezervë, me qëllim rritjen e transportit të mallrave dhe të ardhurave të ndërmarrjes.
“Ky financim do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut të blejë pesë lokomotiva të reja elektrike, implementon sistem të planifikimit të resurseve për ndërmarrjet. Këto përmirësime nënkuptojnë shumë më shumë se avancime teknike, janë investime strategjike, të dizajnuara për të përmirësuar efikasitetin, cilësinë dhe sigurinë e transporti hekurudhor i mallrave, do të zvogëlohet emitimi i CO2 dhe do të luaj rol kyç në mbështetjen për tranzicionin e gjelbër në vend”, u shpreh Fatih Turkmenoglu – shef i zyrës së BERZH.
Siç informoi kryeministri Hristijan Mickoski, kjo do të nënkuptojë një transport hekurudhor më të sigurt, më të shpejtë dhe më efikas.
“Sot po flasim për diçka që për dekada me radhë ka qenë e neglizhuar, por që është thelbësore për ekonominë, eksportin dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut – hekurudhën. Gjendja që e trashëguam ishte katastrofale. Deri së fundmi, Hekurudhat e Maqedonisë – Transport nuk kishin asnjë lokomotivë plotësisht funksionale, më shumë se 20 kompozicione kanë qenë të stopuara në Gjevgjeli, pa mundësi që mallrat të transportohen në tregun e Europës”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, gjatë nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes me BERZH-in, paralajmëroi transformim të plotë të transportit hekurudhor.
“Një flotë prej pesë të reja dhe katër që kemi, mendoj se do të kemi nëntë lokomotiva që do të shërbejnë për transportin-kargo dhe një pjesë e tyre të përdoren për transport të qytetarëve. Kjo ka vlerë të madhe posaçërisht për Korridorin 10, që duhet të rritet viteve në vijim dhe Korridorin 8 që po e zhvillojmë në këtë moment me investime në infrastrukturë”, theksoi Aleksandar Nikollovski – ministër i Transportit.
Projekti vlerësohet si hap i rëndësishëm drejt modernizimit të transportit hekurudhor të mallrave, duke rritur sigurinë dhe efikasitetin, ndërsa kushtet e kredisë janë në përputhje me strategjinë për menaxhim të përgjegjshëm të borxhit publik, thotë Ministrja e Financave Dimitrieska-Koçoska. Ndërsa drejtori i Hrukuradhve-Transport Dejan Koshutiq tha se projekti nënkupton lidhje rajonale të sistemit të transportit.
