Prindërit e viktimave nga Koçani marshuan nga Prokuroria publike deri te Parlamenti. Ata kërkojnë drejtësi për tragjedinë në klubin e natës “Puls”. Me ftesë të Prokurorisë, prindërit, me fotografi të fëmijëve të tyre, shkuan në takim te kryeprokurori, Lupço Kocevski, ku u informuan mbi hetimin e deritanishëm dhe provat e grumbulluara. Prokuroria ka afat edhe dy muaj për të përfunduar hetimin. Prindërit kërkuan gjithashtu takim me deputetët.
“Zotërinjtë që janë ulur brenda kanë shërbimet e tyre të PR dhe zëdhënësit që duhet të flasin në emër të tyre. Prandaj, ne kërkojmë që të na bëjnë të paktën këtë nder të madh, nëse ato eshalonë nuk mund ta takohen me këtë popull të thjeshtë, le t’i lëshojnë ato, do t’ua tregojmë kërkesat tona, nuk kërkojmë asgjë më shumë. Vetëm të bëjmë disa pyetje… dhe të japin dorëheqjen. Kërkojmë përgjigje për pyetjet për të cilat kemi përgjigje që 40 ditë”, tha nëna i një fëmije që ka humbur jetë.
