Sulmuesi shqiptar, Marvin Çuni është duke kërkuar klub të ri gjatë afatit kalimtar të janarit. 24-vjeçari momentalisht është i huazuar te Sampdoria në Serie-n B nga Rubin Kazani i Rusisë.

Megjithatë, sulmuesi shqiptar s’e ka gjetur vetën te klubi i njohur italian dhe planifikon që të bëjë ndryshim gjatë kësaj merkatoje. Siç raportohet në mediat në Itali – tashmë skuadra e Barit ka shprehur interesim për futbollistin.

Çuni ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist në 14 ndeshje këtë sezon./Indeksonline/

The post Marvin Çuni ndryshon mjedisin, por mbetet në futbollit italian appeared first on Alsat.