Grabitja në Luvër të dielën po shtyn qeverinë franceze të forcojë masat e sigurisë në të gjitha institucionet kulturore në Francë. Ministri i Brendshëm francez, Francez Laurent Nunes do të dërgojë një direktivë për të forcuar mekanizmin e sigurisë rreth institucioneve kulturore të vendit.- Advertisement –

Ky vendim u mor pas një takimi që ai pati në ministri me Ministren e Kulturës, Rashida Dati si dhe me krerët e shërbimeve policore, me qëllim identifikimin e asaj që funksionoi dhe asaj që nuk funksionoi që solli grabitjen e bujshme në Luvër.

Një zëdhënës i muzeut deklaroi se Luvri do të mbetej i mbyllur edhe të hënën. Autoritetet vazhdojnë të kërkojnë autorët e grabitjes, të cilët besohet se kanë qenë hajdutë profesionistë dhe që arritën të vidhnin tetë xhevahiret nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugenie në më pak se katër minuta. Fillimisht u raportua se grabitja ndodhi për 7 minuta por tashmë ka dalë një bilanc i ri kohor.

Ka shumë skenarë për identitetin e tyre. Nga ish-personel ushtarakë deri te anëtarë të krimit të organizuar që ndoshta janë thirrur për të kryer grabitjen në emër të një koleksionisti privat, pasi njohja e mallrave të vjedhura e bën të vështirë shitjen e tyre. Në rast se ata vendosin t’i “çmontojnë” ato për t’i shitur, atëherë vlera e tyre bie ndjeshëm.

 

The post Masa të reja sigurie për muzetë pas grabitjes së Luvrit appeared first on Alsat.