Studentët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën për ushqim të subvencionuar studentor për vitin akademik 2025/2026 kanë ende disa ditë për të aplikuar, ka njoftuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 5 shkurt 2026.

Nga MASH bëjnë të ditur se kjo e drejtë u dedikohet studentëve të studimeve universitare me kohë të plotë, të cilët kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentëve të regjistruar në studime pasuniversitare dhe studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend.

Studentët që plotësojnë kushtet dhe ende nuk kanë aplikuar, mund ta bëjnë këtë në mënyrë elektronike përmes portalit zyrtar: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Kushtet dhe kriteret për ushtrimin e kësaj të drejte janë të publikuara në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Për mbështetje shtesë gjatë procesit të aplikimit, studentët mund të kontaktojnë përmes adresës elektronike subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.

Nga MASH sqarojnë gjithashtu se studentët të cilëve më herët u është ndërprerë e drejta për ushqim të subvencionuar, si dhe ata që nuk kanë aplikuar në afatet e mëparshme, mund të aplikojnë sërish nëse konsiderojnë se i plotësojnë kushtet e përcaktuara.