Prokuroria Themelore Publike në Tetovë lëshoi Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një banori të fshatit Falishe, i dyshuar për vepër penale – Përmbushje të dëshirave seksuale para një personi tjetër sipas nenit 190, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Në një vend publik, në një stacion autobusi, para një vajze 4-vjeçare dhe nënës së saj, i dyshuari po masturbonte. Gruaja dhe fëmija menjëherë iu drejtuan një personi tjetër aty pranë për ndihmë, i cili reagoi, pas së cilës i dyshuari u fshehur dhe iku”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me kërkesën e Prokurorisë, Gjykata të dyshuarit i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh!