Shkruan: Ruzhdi Matoshi

Bërja bashkë e vendeve autoritare në Kinë hap dilemat e ndikimit të tyre në shumë vende fragjile, të dobta me demokraci funksionale dhe ekonomi tregu, vende këto të cilët në njërën anë kanë orientime strategjike pro perendimore, e në anën tjetër endërojnë sistemet politike autoritare ruso-kineze.

Serbia këtë po e demostron në mënyrën më transparente dhe praktike duke refuzuar takimin e Bledit, të komisionit për zgjerim me 6 vende te Ballkanit Perendimor, duke ndejtur në krah të liderëve ruso-kinez në paradën ushtarake në Kinë.

Maqedonia e Veriut, e cila në raportet e Komisionit për Politikë të Jashtme te BE-së, u cilësua se rëshqet në ndikim e politikave të Botës Sërbe, është para një dileme të përcaktimit të saj strategjik. Maqedonia e Veriut, fatkeqësisht kohëve të fundit ka stangnuar me politikat eurointegruese, që ishte në të njëjtin paket me Shqiperinë dhe Malin e Zi, për antarsim deri në vitin 2029. Si duket, vendi me udheheqjen politike aktuale rrëshqet në aterime eksperimentale, në oqeanin autokrat Rusokinez.

Maqedonia e Veriut edhe pse vende anëtare e NATO-s, nuk tregoj asnjë interesim në bashkpunim ushtarak me vendet rajonale të NATOS, Kroacinë dhe Shqiperinë, si dhe Kosovën. Kjo tregon se Maqedonia e Veriut dëshiron ti kthehet politikave të vjetra të boshtit Ortodoks që admirojnë autokracinë Rusokineze. Interesi i qeverisë së vendit për investime në Koridorin 10, që lidhë Portin e Selanikut nëpërmjet Shkupit me Beogradin, pa dyshim se leverdisë interesat e vjetra të Moskës për Ballkanin Perendimor, por dhe njëkosisht lakmon Kinezet që nëpërmjet portit të Selenaikut, transportojnë mallrat e tyre të cilët vërshojnë tregjet e reja Evropiane.

Maqedonia e Veriut, qeveria e saj dhe partneret e koalicionit, deklarativisht, praktikisht, dhe me aktivete të mënjëhershme duhet të dëshmojnë se janë me Perendimin dhe jo me autokracinë Ruso Kineze.

Autori është ish deputet dhe profesor universitar.