Në organizim të Shoqatës së qytetarëve “16 Marsi 2025” nga Koçani dhe nisma “Kush e ka radhën”, sot, nga ora 12:05 u mbajt marshi i 30-të protestues “Marshi për engjëjt” i cili filloi nga sheshi “Maqedonia”.

Siç bëjnë të ditur organizatorët, marshi ka për qëllim ta përkujtojë publikun për nevojën për një luftë të vazhdueshme dhe të bashkuar për drejtësi.

“Jemi të vetëdijshëm se rruga drejt drejtësisë do të jetë e gjatë dhe e vështirë, e mbushur me rezistencë dhe qëllime të shtrembëruara. Por nëse gjejmë pikën e përbashkët dhe qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, sistemi nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të veprojë siç kërkon populli”, thonë organizatorët.

Rruga përfshin lëvizjen nga sheshi “Maqedonia”, përgjatë Kuvendit, deri në Gjykatën Themelore Penale – Shkup. Para Kuvendit dhe Gjykatës janë paralajmëruar fjalime dhe paraqitje, ndërsa dy deklarata qendrore do të jepen në vetë fillimin e protestës.