Me rastin e pjesëmarrjes së Presidentit të Kinës Xi Jinping në Samitin e OBSh-së 2026 dhe vizitës së tij shtetërore në Kirgizistan, të dielën u zhvillua në Bishkek aktiviteti kombëtar i shkëmbimeve kulturore të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2026, i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës dhe Korporata Kombëtare e Radio-Televizionit të Kirgizistanit.

Në aktivitet morën pjesë mbi 100 të ftuar, përfshirë figura të njohura nga qarqet politike, ekonomike, kultururore, mediatike dhe sektorë të tjerë të vendeve të OBSh-së.

Presidenti i Kirgizistanit , Japarov u shpreh se media luan një rol të rëndësishëm në forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë mes vendeve të OBSh-së. Kirgizistani do të vazhdojë të thellojë shkëmbimet kulturore, të promovojë të mësuarit e ndërsjellë mes civilizimeve dhe të forcojë mirëkuptimin mes popujve brenda kornizës së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Drejtori i CMG-së Shen Haixiong mbajti një fjalim në aktivitet duke u shprehur se ky vit shënon 25-vjetorin e themelimit të OBSh-së. “Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me mediat anëtare të OBSH-së për të inovuar më tej metodat e komunikimit dhe për të thelluar përmbajtjen e bashkëpunimit, duke shkruar së bashku një kapitull të shkëlqyeshëm të shkëmbimeve kulturore midis vendeve të OBSh-së dhe duke ndriçuar të ardhmen e një bashkësie me të ardhme të përbashkët të njerëzimit me “Shpirtin e Shangait.

Si një nga arritjet kryesore të këtij aktiviteti shkëmbimesh kulturore, CMG së bashku me Korporatën Kombëtare të Radio-Televizionit ë Kirgizistanit dhe Kompaninë Televizive të Pakistanit, publikuan në vend “Planin e Veprimit për Thellimin e Mëtejshëm të Bashkëpunimit Mediatik midis Vendeve të OBSh-së” (2026–2027).

