“Mbajnë gjallë gjuhën shqipe”, Edi Rama takon fëmijët e Manastirit

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka shpërndarë pamje nga pritja që u ka bërë kryeministri Edi Rama fëmijëve të bibliotekës “Linkest” në Manastir, përcjell TV21. Meidani shkruan se mes të tjerëve, këta fëmijë “mbajnë gjallë gjuhën shqipe, librin shqip dhe dashurinë për identitetin tonë, edhe përtej kufijve”.

“Në Kryeministri, së bashku me fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir, në një takim të veçantë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Fëmijë që mbajnë gjallë gjuhën shqipe, librin shqip dhe dashurinë për identitetin tonë, edhe përtej kufijve. Çdo fjalë e mësuar, çdo libër i lexuar në shqip është një urë që lidh brezat dhe një dëshmi se bijtë e shqipes, kudo që janë, e mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën e tyre. Ku ruhet gjuha shqipe, ruhet edhe shpirti i kombit”, ka shkruar Meidani.